Kritere për aplikim për Certifikatën EuroPsy, kategoria: STUDIME 4 VJEÇARE

 

  1. Për kategorinë studime 4-vjeçare në Psikologji, bazuar në Rregulloren EuroPsy programet të cilat plotësojnë kriteret për aplikim janë:

 

  • Programi 4 -vjeçar në Psikologji Klinike, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.
  • Programi 4 -vjeçar në Psikologji Shkollore dhe Organizacionale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.

Në  këtë kategori përfshihen psikologë të cilët kanë përfunduar studimet në psikologji deri në vitin 2008.

 

Aplikantët do të dorëzojnë në aplikim dokumentet e mëposhtme:

  • Formularin e regjistrimit ( e gjeni në www.europsy.al)
  • curiculum vitae,
  • një kopje të diplomave të noterizuara,
  • përshkrim i detyrave funksionale si psikolog për tre vitet e përzgjedhura në 10 vitet e fundit, e nënshkruar nga punëdhënësi,
  • dëshmi të zhvillimit profesional të vazhdueshëm(edukimi në vazhdim);(linku i marrë nga faqja e të dhënave mbi edukimin në vazhdim në regjistrin elektronik të UP)
  • formularin e nënshkruar të angazhimit etik (e gjeni në www.europsy.al);
  • marrëveshja e nënshkruar për të publikuar emrin dhe adresën në faqen e internetit (e përfshirë në formularin e aplikimit);.

 

Rekomandohet, që aplikantët gjithashtu të dorëzojnë:

  • dëshmi e kompetencave aktuale i nënshkruar nga aplikanti (e gjeni në www.europsy.al); .

 

Formularë

 

Për të aplikuar për certifikatën EuroPsy klikoni në butonin e mëposhtëm pasi të keni plotësuar të gjitha kushtet e lartpërmendura.